Buxheti ka rënë në duar kasapësh, qindra milionë euro ndryshuan destinacion!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e vitit 2024.

Gjekmarkaj theksoi se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin.

Ai shtoi se qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion. Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …