Teliti: Edi Rama po ndan tepsinë e bakllavasë, miliona euro për aferat qeveritare

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, në ditën e 80 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se 3 muaj më parë, Edi Rama dhe deputetët e tij, u ulën në atë tepsinë e bakllavasë dhe ndanë llokmat e pushtetit.

“Një llokmë të madhe ia dhanë Portit të Durrësit, një llokmë të madhe ia dhanë asaj Drejtorisë së Rrugëve që e ka drejtorin në burg, një llokmë të madhe ia dhanë Check up, një tjetër sterilizimit, një tjetër inceneratorëve e kështu i ndanë llokmat.

Ajo tepsia e Edi Ramës po ndahet përsëri, po shtojnë aferat për Portin e Durrësit”, tha Teliti.

Ai shtoi se në Portin e Durrësit po shkelen me 4 këmbë ligjet, pasi po merret prona shtetërore dhe po i jepet privatit.

“Po japim Portin e Durrësit që ajo tokë publike vlen me qindra miliona euro, ndërkohë që e ka marrë pa garë dhe nuk do të paguajë asnjë taksë, ndërkohë që për atë dyqanxhiun ka taksa, madje taksa të rritura. Tani edhe Portin e ri në Porto Romano do e ndërtojë me paratë e shqiptarëve, vetëm faza e parë është 400 mln euro, pasi në total shkon në 2 mld euro, që do të hiqen nga pensionet, nga shkollat, nga çerdhet, dhe pse ndodh kjo? Sepse duhet financuar afera e Edi Ramës, i cili ha qofte me oligarkët dhe miqtë e tij, dhe bën të fortin me gazetaret, me zonjat, me pensionistët, me të dobëtin”, tha Teliti.

Sipas tij, afera që vetëm këtë vit do të marrë 98 mln euro, fond më i lartë se ai i pensioneve apo i ndihmës ekonomike, ky fond do të shkojë në Portin e Durrësit vetëm për këtë vit.

“A është ky një shpërdorim i taksave tona? A është ky një shpërdorim i parave publike, ndaj edhe shqiptarët po largohen, po ikin sepse këtu qeveria vjedh paratë e tyre”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …