Kili zbret me këmbë në tokë Kombëtaren, humbje e thellë

Shqipëria ka pësuar humbje nga Kili me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Parma të Italisë.

Sylvinho provoi disa emra në këtë ndeshje, por që nuk ishin në nivelin e detyrës, sidomos dyshja sulmuese Rey Manaj dhe Armando Broja që kishin nga një rast të mirë.

Pikërisht në minutën e 10-të, Shqipëria kishte një rast të mirë, kur presingu i lartë bëri punë, me Nedim Bajramin që asistoi te Manaj që nuk arriti të shënojë nga afër.

Në minutën e 19-të, Kili kaloi në epërsi me golin e Edouardo Vargas, pasi gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë për 1-0.

Rezultatin ka mundur ta barazojë Jasir Asani, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

Rastet në fillimin e pjesës së dytë i takuan Kilit, që rrezikoi në dy raste.

Armando Broja u fut në lojë në vend të Rey Manajt në minutën e 68-të. Sulmuesi i njohur kishte rast në minutën e 76-të, por topi që gjuajti që po shkonte në rrjetë, u ndal nga një mbrojtës.

Pas këtij rasti, debutoi edhe Arbër Hoxha me fanellën kuqezi.

Kili mbylli dilemën e fituesit në minutën e 83-të, kur Marco Bolados shënoi për 2-0.

Krejt në kohën shtesë, kilianët shënuan edhe njëherë me Victor Davilan për 3-0.

Një ndeshje që duhet harruar sa më shpejtë dhe të mendohet për Suedinë, kundërshtarin e radhës të Shqipërisë.

About Krye Redaktor

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …