Pensioni minimal 300 euro, Teliti-Ramës: Mundësitë janë, thjesht duhet vullnet

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ngren shqetësimin madhor të pensioneve të ulta dhe bën thirrjen e tij ndaj mazhorancës që të miratohet sa më parë propozimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së mbi pensionin minimal në Shqipëri.

Teliti në postimin e tij shkruan se ndonëse mazhoranca gjithmonë na ka zhgënjyer për keq në këto çështje, do doja shumë që të paktën kësaj here ajo të na “zhgënjejë për mirë”. Në këtë kuadër ai i bën thirrje mazhorancës që të marrë propozimin e Gazment Bardhit për pensione minimale prej 180 euro në 2024 e me rritje graduale për të shkuar në vlerën 300 euro pension minimal në 2029, e ta votojë këtë propozim në parlament🏛 një orë e më parë.

Më poshtë statusi i Telitit👇:

Kufi minimal për pensionet dhe rritja reale e tyre janë emergjencë ekonomike kombëtare.

❌Këto vite varfëria është përhapur e thelluar ndjeshëm në Shqipëri, dhe një ndër shtresat që e ka ndjerë më shumë këtë fenomen janë 700 mijë pensionistët e vendit tonë, të cilëve rritja e cmimeve i ka shqyer komplet atë qesen gjysmë shpuar të ushqimeve që blinin më parë (shpeshherë edhe me lista).

📌Sot më shumë se kurrë është e domosdoshme ndërmarrja e një iniciative sa kurajoze po aq edhe sfiduese, ajo e rritjes së pensioneve, sidomos e pensioneve të ulta që janë në vlerë monetare poshtë mesatares kombëtare.

👉Ndaj, miratimi i propozimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së mbi rritjen e pensioneve për qindra mijëja pensioniste, do ishte një vendim i duhur dhe urgjent i parlamentit në kushtet skandaloze që gjenden sot pensionistët.

👉Ndonëse mazhoranca gjithmonë na ka zhgënjyer për keq në këto cështje, do doja shumë që të paktën kësaj here ajo të na “zhgënjejë për mirë”, ndaj ta marrë propozimin e Gazment Bardhit për pensione minimale prej 180 euro në 2024 e me rritje graduale për të shkuar në vlerën 300 euro pension minimal në 2029, e ta votojë këtë propozim në parlament🏛 një orë e më parë.

🔷Pensione më të ulta se këto vlera s’duhet të ketë, cdokush duhet të jetojë ditët e tij të jetës me kokën lart e me digjitet.

🔷Kjo iniciativē i bën mirë ekonomisë, konsumit, mirëqenies dhe jetëgjatësisë së pensionistëve.

🔷Mundësitë financiare në buxhet janë, duhet thjesht vullnet politik i mazhorancës qeverisëse që të riorientojë paratë e buxhetit aty ku ka nevojë më shumë, ti cojnë paratë aty ku duhet e jo aty ku duan.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …