Për interes kombëtar

Nga Lutfi Dervishi

-Për interes kombëtar përdorin buxhetin;

-Për interes kombëtar përdorin PPP-të;

-Për interes kombëtar përdorin koncesione;

-Për interes kombëtar emërojnë “investitor strategjik”;

-Për interes kombëtar ndryshojnë ligjet më shpesh se këmishat;

-Për interes kombëtar ndajnë me lote investimet;

-Për interes kombëtar vendosin traun në Rrugën e Kombit;

-Për interes kombëtar akullohen me Kosovën;

-Për interes kombëtar fetishizojnë Ballkanin e Hapur;

-Për interes kombëtar avokatojnë Vuçiqin;

-Për interes kombëtar e japin në përdorim territorin;

-Për interes kombëtar hapim dyert për opozitën iraniane, për afganët dhe azilkërkuesit e gadishullit apenin;

-Për interes kombëtar TVSH e ushqimeve është 20%, ajo e fitimit, 15% dhe ajo e pagës, deri 23%;

-Për interes kombëtar rrisin çmimin e energjisë për furrat e bukës;

-Për interes kombëtar prishim portin më të madh dhe ndërtojmë pistën e Formula 1;

-Për interes kombëtar po zvarrisin publikimet e rezultateve të censusit;

-Për interes kombëtar u mbyll për 4 vjet Muzeu Kombëtar;

-Për interes kombëtar marrim hua për të paguar huatë e mëparshme;

-Për interes kombëtar bëjnë propagandë;

-Për interes kombëtar gënjejnë, gënjejnë dhe prap gënjejnë…

-Për interes kombëtar bëjnë kualicione, marrëveshje, negociata duke u puthur me atë që e kanë përdhosur më shumë;

-Për interes kombëtar, luajnë shah me shpresat e qytetarëve, duke sakrifikuar gjithmonë “ushtarët” e “oficerët” për të mbrojtur “mbretërin”;

Dhe…

Sa mosmirënjohës patologjik është ky komb kur nuk falenderon 24/7 për ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin që i bëhet interesit të tij kombëtar!

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …