Gjokutaj: SPAK po e trajton liderin e opozitës me ligjin e të dënuarve!

Avokati i kreut të opozitës, Sali Berisha, foli për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku u shqyrtua kërkesa e kreut demokrat për të marrë pjesë në seancat plenare.

Genc Gjokutaj tha se, vendimi do të shpallet në orën 15.30, por ai u shpreh se, SPAK kërkon ta trajtojë zotin Berisha me ligjin e të dënuarve.

“Seanca u zhvillua mbi bazën e një debati. Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute… prokuroria dhe SPAK konceptojnë që zoti Berisha të trajtohet me ligjin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, tha Gjokutaj.

“Ata nuk pranojnë në mënyrë absolute, kërkojnë që të trajtohet si një njëri i thjeshtë, pa marrë parasysh mandatin e tij”.

Avokati deklaroi sërish se qëllimi i gjykatës është që të digjet mandati i liderit opozitar.

“Kjo është strategjia e Ramës dhe ata e kanë stisur këtë çështje. Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur, të realizojnë këtë skenar. Ne do t’i kundërvihemi me mjetet ligjore. E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:30”, tha Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …