Paralizohet qarkullimi në qytet, përfshihet dhe rruga kryesore që të lidh me Spitalin Rajonal të Vlorës

Reagim nga Rezenbrik Serjani-PD Vlorë

Para 1 muaj, kryetari i katapultuar në Bashkinë Vlorë, sëbashku me propagandën e tij boshe, doli dhe inaguroi riasfaltimin dhe ribërjen e rrugës “Ali Demi” në qytetin e Vlorës, e cila ndryshe njihet si “Rruga e Spitalit”, për shkak të funksionit lidhës që kjo rrugë ka, mes qytetit e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ditën e sotme, po e njëjta regji e propagandës boshe, me të njejtin regjizor, kryetarin e katapultuar të Bashkisë Vlorë, njoftojnë bllokimin e qarkullimit në po të njejtën rrugë, për afro 12 orë, me pretekstin se do riasfaltohet për të dytën herë, brenda 30 ditësh .

Asfaltim, riasflatim, riasflatim përsëri, duke u bërë një rreth vicioz, pothuajse për çdo rrugë në Vlorë, tregon papërgjegjshmërinë e Bashkisë Vlorë, e udhëhequr nga dëshira e tyre okulte e abuzimit dhe keqmenaxhimit të fondeve.

Tenderimet për asfalt e cipa asfaltike është kthyer në metodë vjedhëse, që kjo Bashki po aplikon, në kurriz të vlonjatëve.

Vidh e propagando me cipa asfalti është e vetmja punë që “ustallarët e kryeustallarët” e Bashkisë Vlorë dinë të bëjnë.

Bllokimi i rrugës së vetme që të lidh me Spitalin Rajonal të Vlorës, në mes të ditës, është ç’njerëzore.
Kujtojmë gjithashtu se kjo rrugë është nyje lidhëse mes qytetit të Vlorës, fshatrave të saj dhe Bashkisë Selenicë, duke paralizuar ndjeshëm lëvizjen e qarkullimin.

Mungesa e transparencës dhe bërja e punëve “shkel e shko”, është përkufizimi ideal për këtë Bashki Turpi!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …