Shkodra tronditet nga tritoli, hidhet në erë një banesë

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Shkodër. Sipas burimeve, tritoli është vendosur në banesën e shtetases Frida Sala, 62 vjeçe.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet i cili ndodhej pranë murit rrethues të banesës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, pranë Shkollës Pyjore. Mësohet se banesa monitorohej me kamera sigurie. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen arsyer që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

Mësohet se 62-vjeçarja Frida Sala punon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ku peshon mallrat që hynë e dalin në doganë. Në dëshminë e dhënë ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Gjithsesi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Frida Sala del në pension për pak muaj dhe policia për momentin nuk e lidh ngjarjen me punën e saj.

Në pyetje është marrë edhe djali i saj, i cili ndoedhej në banesë, Dori Sala. Ky i fundit mësohet se, po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ai punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik.

Ndërkohë, djali tjetër i Frida Salës ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni. Ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.

 

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …