Meta solidarizohet me Berishën: Jam 24 orë tek “Rruga e Shpresës”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar fjalimin e përnatshëm të liderit demokrat Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Meta theksoi se shpreh solidaritet me Berishën, të cilin e ka quajtur legjenda e ballkonit. Më tej, Meta shtoi se Berisha ka denoncuar aferat e tmerrshme të qeverisë. Për Metën, Berisha ka luajtur rol historik për Shqipërinë.

“Jam 24 orë tek Rruga e Shpresës dhe në solidaritet me legjendën e ballkonit, kështu do ta quaj unë tani. Berisha dhe nga ballkoni frymëzon dhe bën hatanë duke denoncuar krimin dhe korrupsionin. Nuk më ka ftuar Flamur Noka të shkoj atje, nëse më fton Noka patjetër që do shkoj.

Jam 24 orë në përkrahje dhe solidaritet ndaj aktit skandaloz që është ndërmarrë ndaj një politikani, ndaj të cilit secili mund të ketë vërejtjet e tij, por ka luajtur rol historik për pluralizmin në Shqipëri, që ka luajtur rol historik për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, deklaroi Meta.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec dhe sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj monologut të së dielës të …