Opinioni im për miqësoren Suedi – Shqipëri

Nga Adriatik R. DOSTI

Miqesorja Suedi – Shqiperi 1-0.

Mundemi serisht…edhe ne miqesoren e dyte te muajit Mars…kete radhe minimalisht 1-0 …e ne Stokholm nga Suedia …edhe pse dukshem luajtem me mire se sa te premten e shkuar ne Parma kunder Kilit…teksa u mundem 3-0 .

Humbja eshte humbje sado qe ti vesh nga pas mbiemrin ”dinjitoze” per ta bere ate me te lehte e me te pranueshme…

Gabojme ende goxha ne pasime si ne mesfushe po ashtu edhe ne mbrojtje e me pas kur topin ja dhurojme kundershtarit normal qe vihemi ne veshtiresi…krijojme panik, gabojme ne mbulime brenda e jashte zones dhe rrezikojme shpesh te pesojme gol…

Mihaj mua personalisht as me ngroh e as me bind…

Balliu duhet te luaje para Hysajt…nderkohe qe po sipas meje eshte paradoksal fakti e menyra e aktivizimit te Mucit kur ti i ve ne dispozicion vetem 10 minuta loje…po aq sa stonon menyra e aktivizimit te atyre qe ti si trajnere deklaron se kerkon ti vezhgosh mire ne keto dy miqesore…dhe ose nuk i fut fare ne liste si titullare ose i fut ne loje vetem 10-12 minuta e sa per te lare gojen e hajt mireupafshim…

Perse duhej futur Hysaj ne vend te Balliut e Bare ne vend te Lacit…per te ” ndihmuar ”ekipin ne ate faze qe ishte apo thjesht per te bere qokat e radhes…?

Perse luan me Mihajn deri ne fund e nuk provon se ne c’forme eshte Kumbulla pas rikthimit prej nje demtimi te gjate…

A nuk do ishte me mire qe Mucolli, Muçi, Hoxha apo edhe Manaj e portieri Kastrati fjala vjen te ishin ne fushe qe me fillimin e pjeses se dyte …meqenese miqesoret vlejne pikerisht per prova te tilla e jo per qoka lojtari e trajneri…

Jam kurioz ta degjoj trajnerin Sylvinjo te thote se …cfare sollen ato lloj zevendesimesh ne lojen tone…cfare riparuan e cfare permiresuan…kur si Bare e si Cikalleshi apo edhe Hysaj e ndonje tjeter dihet cilet jane e sa ” japin ”per ekipin prej kohesh ..

Strakosha ishte ne dite te mire te tij por sidoqofte pesoi gol…Mitaj ishte sipas meje me i miri ne fushe per kuq e zinjte…Gjimshitit i duhet partneri i qendres…pasi aty vazhdojme te gabojme e te pesojme…Asllani duhet te heqe dore nga pasimet pa fund e pa buke sa mbrapa po aq edhe vertikalisht aq me shume kur detyra e tij eshte te nxjerre skuadren ne sulm e jo te largoje topin nga kembet e tija…

Bajrami e Laci ok…por jo rrezultativ …shume zhurme per asgje ne shumicen e lojes…Broja shpresoj te aktivizohet me shume tek Fullhami qe ne miqesoret e Qershorit dhe ne europian te kape formen e tij optimale çka e presim te gjithe…Ramadani konstant, Balliu gjithashtu ndersa Asani duhet te luaje me shume per ekipin se sa per vete…

Kronika e lojes…

Ne te 13′ Broja eshte ndalur ne menyre te pa rregullt brenda zones suedeze por per gjyqtarin rumun Birsan cuditerisht nuk eshte penallti [???]…

Ne te 14′ Forsberg godet shtyllen…

Ne te 23′ gol i Brojes por i anulluar me te drejte per pozicion jashte loje.

Ne te 24 ‘Laci i afrohet golit por gabon ne finalizim

Ne te 40′ Strakosha pret radhazi gjuajtjet – gol te Isak e Gustafsson…

Pjesa e pare mbyllet 0-0

Ne te 54′ Asani eshte fare prane golit…por gabon.

Ne te 62’ Nilson i shpeton mbulimit te Mihajt dhe me koke e perplas topin ne rrjeten e Strakoshes …Suedia udheheq 1-0.

Shqiperia ben 6 nderrime ne pjesen e dyte …si dhe ne teresi luajti dukshem me mire se ne pjesen e pare [ por jo si pasoje e nderrimeve te bera ]… u perpoq te shenonte e te barazonte por nuk ja doli dot.

Ne 3 dhe 6 qershor do te jemi serisht ne 2 miqesore te tjera e kete here me 2 kundershtare dukshem nen nivelin tone …me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin…ndeshje keto qe duhen fituar pa tjeter sidomos per te rritur moralin e psikollogjine e ekipit e te lojtareve te vecante te tij ne prag te startit te finaleve te Euro 2024 – Gjermani.

A.R.D

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …