Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 85 të tubimit qytetar, tha se Edi Rama me Lindën e tij në parlament bllokon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, kësaj hajduteje të paskrupullt. Berisha tha se si ka mundësi që ish-kryetari i bashkisë Goro burgoset për hotelin e Olta Xhaçkës?
Kreu i opozitws tha se, Arjan Gaçe Menaxhment Hotel vazhdon funksionon sikur të ishte me kredencialet më të larta, ndërsa Goro ndodhet në qeli pse firmosi falsifikimet e burrit strategjik të Olta Xhaçkës.
“Të dashur miq.
Çdo ditë që kalon, kjo diktaturë e bazuar në aleancën me krimin, vjedhjen dhe drogën, bëhet edhe më e shëmtuar, edhe më e egër, edhe më e ligë.
Çdo shqiptar për interesin e tij më të mirë, për dinjitetin e tij, të shtrojë pyetjen për zhvillimet e fundit.
Si ka mundësi që ish-kryetari i bashkisë Goro burgoset për hotelin e Olta Xhaçkës? Arjan Gaçe Menaxhment Hotel vazhdon funksionon sikur të ishte me kredencialet më të larta.
Ndërsa Goro ndodhet në qeli pse firmosi falsifikimet e burrit strategjik të Olta Xhaçkës.
Olta, prej 10 muajsh, Edi Rama me Lindën e tij në parlament, bllokon heqjen e mandatit të kësaj hajduteje të paskrupullt, që e bëri burrin strategjik duke vjedhur pronat e qytetarëve të Himarës.
Por më falni, pse ndodh kjo?
Kjo ndodh sepse Edi Rama, kujtoni pak, kur njëlloj siç mbronte Beqën me gërshërët e thyera dhe pincat e thyera, mbronte vjedhjen e Oltës dhe të shoqit, duke u thënë gazetarëve se nuk ka asnjë ankesë për pronat aty, se gjithçka është në përputhje me ligjin.
Kjo se Edi Rama ishte aksioner i Oltës, i Artanit dhe i të gjithë hajdutëve të bregut.
A do pranojmë ne mashtrime të tilla?
A do pranojmë ne mbrojtjen që i bën Altin Dumani, ky faqezi që nuk ka nder as moral dhe as ligj, që arreston me urdhër dhe është bërë parzmore me grupin e tij kriminal, i krimeve monstruoze të qeverisë?”, tha Berisha.