Trafik kokaine dhe heroine nga Shqipëria në Itali

Autoritetet italiane kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm (26 mars) një operacion antidroge, ku janë arrestuar edhe 11 persona.

Mediat italiane raportojnë se transporti i lëndëve narkotike kokainë, heroinë apo hashash bëhej nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Operacioni blic nisi në zonën e Vibos, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.

Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos dhe sipas akuzës ka bërë të mundur konstatimin e përfshirjes në shoqatën e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, elementet e samitit të ambienteve të Miletos dhe Zungrit, si dhe kanalet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria, përveç kanaleve të shitjes edhe jashtë Kalabrisë, si ato të drejtuara drejt Siçilisë.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …