Berisha: Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar deklaroi se demokratët janë njerëz të kauzave të drejta. Berisha tha se, kauza e drejtë nuk humbet asnjëherë dhe ajo do të fitojë gjithmonë.

“Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë.

Çdo kauzë e drejtë e humbur është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave dhe ata nuk mund të jenë kurrë luftëtarë të kauzave të humbura.

Prandaj dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të zotohemi të vazhdojmë betejën me mosbindje civile.

Miqtë e mi, dje ne nderuam së bashku një ngjarje të madhe, betejën e guximtarëve, trimave të Kavajës në stadiumin e tyre 34 vite më parë.

Por ju rikujtoj këtu sot se ata guximtarë të vërtetë, 34 vite më parë, u ngritën në stadiumin e tyre me thirrjet: o sot, o kurrë!

Ndaj dhe ne, le të përsërisim veten sot, le t’i përsërisim çdo shqiptari, çdo miku, çdo qytetari, çdo fermeri, çdo të riu, çdo studenti, çdo pensionisti: o sot, o kurrë për shpëtimin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …