Berisha: Teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, po i kushtojnë jetën kauzës së tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur për shembjen e teatrit. Berisha tha se, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

“Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare.

Betejë që zhvillohet në mes të Tiranës, në zemër të saj.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë?

Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën.

Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë.

Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar.

Është betejë për identitet kombëtar.

Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë.

Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij. Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari.

Ajo është kauzë e Shqipërisë. Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë. Është kauzë e të ardhmes sonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …