Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet mbi dokumentet e publikuara ditën e sotme që implikojnë vëllain e kryeministrit Edi Rama, në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Bardhi pretendon se personi “i paidentifikuar” tek klani i Xibrakës është Olsi Rama, si dhe ka përdor të njëjtin automjet gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, bashkë dhe veç e veç me Genci Xhixhën.

Por, të ftuar në studio, dy analistët pranë Edi Ramës, Baton Haxhiu dhe Iris Luarasi po bënin zhurmuesin për të humbur vëmendja nga ky skandal.

Kjo gjë ka sjellë një përplasje të ashpër mes Bardhit dhe pedagoses Luarasi, ku këtë të fundit e ka akuzuar si rrogtare të Edi Ramës. Bardhi i përmendi të gjitha shumat me vlerë qindra mijëra euro që Iris Luara ka marrë nga buxheti i shtetit për shoqatën që ajo drejton, por edhe për postin që ka mbajtur si Sekretare e Bordit të Mbrojtjes të Shoqërisë Civile.

Iris Luarasi nuk i mohoi shifrat e përmendura nga Bardhi, por ajo pretendon se nuk i ka marrë personalisht.

DEBATI

Gazment Bardhi: Janë shqetësuar miqtë e Edi Ramës dhe analistët e pavarur që paguhen nga Edi Rama nga buxheti i shtetit 180 mijë euro shoqata. Paguhen nga Edi Rama dhe vijnë këtu për të bërë analistin e pavarur.

Iris Luarasi: E keni parë emrin tim në Bord?

Gazment Bardhi: Jo t’i shoqata

Iris Luarasi: Një organizatë për viktimat e dhunës me objekt seksual.

Gazment Bardhi: Marrin fonde, personalisht Sekretare e Bordit të Mbrojtjes të Shoqërisë Civile. Ti je rrogtare e Edi Ramës, por na lë të sqarojmë qytetarët

Iris Luarasi: Shko fshi një herl vilën e Flamur Nokës në Lalëz

Gazment Bardhi: Pasi të fshish t’i vilën e Edi Ramës se të ka dhënë 55 mijë dollarë. Këta analistët e pavarur paguhen nga buxheti i shtetit dhe emërohen nga Edi Rama. Edhe lekët e tua nuk i fshin dot se janë thesar, 2019 deri në 2024 ke marrë 55 mijë dollarë

Iris Luarasi: 55 mijë dollarë i kam marrë unë? Por jemi 22 veta në punë

About Redaksia

Check Also

Cilësia e lartë e shkollimit – rruga kryesore për të tërhequr maturantët në universitetet tona

Nga Myqerem TAFAJ Në këto ditë para fillimit të përzgjedhjes së programeve, universitetet dhe shkollat …