Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.
“Pak kohë më parë bëmë publik faktin se kemi prova që lidhin Olsi Ramën me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë. Provat faktojnë se vendi ynë nuk udhëhiqet nga qeveri demokratike, por një kryeministër i marrë peng nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Faktet sot mund ta bëjmë bashkëpunëtor, por të organizatave. Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha ai.
Bardhi deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifikuar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
“Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatës të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës.
Në dosje provohet marrëdhënia e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatës kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifikuar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifikuar. Policia e identifikoi të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifikuar targa”, deklaroi Bardhi.