Berisha: PS qëndroi haptas kundër NATO-s! Reforma më e dhimbshme që kam bërë ishte ajo në ushtri! 

Lideri i opozitës, Sali Berisha vlerësoi se reforma më e dhimbshme gjatë qeverisjes së tij ishte ajo në ushtri. Në 15 vjetorin e anëtarësimit, Berisha theksoi se PS zgjodhi haptas qëndrimet kundër NATO-s.

“Në këtë kontekst, marrëdhëniet e Shqipërisë me vendin udhëheqës të NATO-s, SHBA, kishin një rëndësi parësore për progresin tonë në bashkëpunimin me aleancën.

Presidenti Bill Klinton ofroi si një platformë të re për vendet ish-komuniste, Platformën e Partneritetit për Paqen.

Platformë, në zbatim të të cilit, këto vende përgatiteshin për procesin e anëtarësimit.

Nuk duhet të harrojmë se NATO është aleancë politike-ushtarake. Pra aleancë e vendeve të lira, me ushtri të kontrolluar plotësisht nga civilët.

Ne do ishim ndër qeveritë e para që firmosëm Partneritetin për Paqen.

Por miqtë e mi, Shqipëria ka bërë shumë reforma gjatë këtyre viteve.

Në rast se do më pyesni mua se cila është reforma më e dhimbshme, ju garantoj se reforma më e dhimbshme në rrafshin njerëzor dhe më gjerë, ka qenë reforma e ushtrisë?

Por pse ishte e tillë?

Sepse ne ishim një shoqëri totalisht e militarizuar.

Ushtria shqiptare, për të militarizuar popullin e shoqërinë, ishte organizuar në 4 mijë pika hapje.

Ishte e pranishme në çdo fshat, në çdo lagje.

Një ushtri që i shërbente tërësisht paranojës së diktatorit.

Një ushtri e bunkerizuar, e cila përbëhej nga 320 mijë rezervistë.

Por është në meritën e tyre, pavarësisht nga shkalla e lartë e doktrinimit, pa diskutim, levë e Partisë së Punës, megjithatë pa reformimin e tyre, pa pranimin e tyre të reformave të thella, të cilat nga një strukturë mamuth për një vend të vogël, erdhën në një sistem ushtri kazermash me kontroll të plotë civil, ecja drejt aleancës do ishte e pamundur.

Pas largimit të PD, lufta në Kosovë, ofroi për Shqipërinë një shans të jashtëzakonshëm, në kuptimin që ajo u bë de facto territor i NATO-s për sa i përket veprimeve ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Vullneti dhe dëshira e Aleancës që Shqipëria të ecte me hapa më të shpejtë, ishin të mëdha.

Në këtë kontekst, përsëri SHBA do të paraqisnin Kartën e Adriatikut 3, në mënyrë që plani i veprimit për anëtarësim, i dhënë tre vite më parë, të mund të shpejtohej.

Por kjo nuk ndodhi.

Gjatë viteve 1992-1996, PS zgjodhi haptas qëndrimet anti-NATO. Ajo sillte rezoluta në parlament ku dënonte bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n dhe bashkëpunimin ushtarak të Shqipërisë me SHBA.

Pas viteve 2000, kjo parti humbi shanset dhe faktikisht ndërtoi si pengesë për avancimin e kauzës euroatlantike të Shqipërisë, muret e krimit të organizuar dhe korrupsionit,t ë cilat e shndërruan Shqipërinë në një vend të frikshëm për sigurinë e vendeve perëndimore”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nga 72 mandate arresti të Dumanit janë burgosur 6 persona sepse ky pazarexhi zbaton urdhrat e Edi Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin …