Shqipëria nuk anëtarësohej kurrë në NATO pa reforma dhe pa një demokraci funksionale

Kryetari i PD, Sali Berisha, në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO të organizuar në selinë blu, vlerësoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishte si rrjedhojë e një procesi kompleks reformash.

Berisha tha se, nuk anëtarësohej kurrë pa një demokraci funksionale, pa një ekonomi tregu funksionale, sepse të dyja këto dëshmonin për vlerat, për shtetin ligjor dhe liritë e garantuara të qytetarëve shqiptarë.

Në vitin 2005, PD përsëri do rikthejë objektivin e saj, ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin në NATO.

Reforma serioze të rëndësishme në fushën e ushtrisë, pjesëmarrje e ushtarakëve shqiptarë nga Afrika, në Afganistan dhe vende të tjera, ishin një përfaqësim i shkëlqyer i Forcave të Armatosura, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, shndërrimi i Shqipërisë në një vende të sigurt, lufta me efikasitet kundër korrupsionit.

Rikujtoj këtu se Shqipëria në vitin 2008, do shpallej një nga tetë vendet me luftën më të suksesshme kundër korrupsionit nga Transparency International.

Vizita e presidentit Xhorxh Bush dhe mbështetja e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por theksoj këtu, kontributi i opozitës shqiptare ishte tjetër.

Sot unë kujtoj dhe vlerësoj punën e bërë nga Ilir Meta, Pandeli Majko, Arta Dade dhe personalitete të tjera.

Unë ju them shqiptarëve sot se ardhja e tyre në takimet e rëndësishme të NATO-s dhe qenia e tyre krah kryeministrit dhe parlamentarëve të mazhorancës, ka pasur një ndikim të veçantë, pozitiv, një ndryshim të madh dhe një garanci për partnerët tanë se tashmë NATO mbështetet jo vetëm nga qeveria, por edhe nga opozita.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka qenë një proces kompleks i reformave të gjithanshme.

Nuk anëtarësohej kurrë pa një demokraci funksionale, pa një ekonomi tregu funksionale, sepse të dyja këto dëshmonin për vlerat, për shtetin ligjor dhe liritë e garantuara të qytetarëve shqiptarë.

Kështu që ky proces u kurorëzua me sukses edhe falë një diplomacie aktive të ministrisë së Jashtme dhe ministrisë së Mbrojtjes, të parlamentit dhe përgjegjësive që merrnin zyrtarët shqiptarë ndaj këtij procesi.

Nuk mund të mos theksoj përsëri, dyzimin e PS, në njërën anë në samitin e Bukureshtit, ku do merrnin ftesën për anëtarësim në NATO, shoqërohej delegacioni edhe nga zonja Leskaj. Nga ana tjetër kthehej në Tiranë, Edi Rama organizonte mitingje kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO me portretet e Enver Hoxhës.

Por asgjë nuk pengoi, Shqipëria u anëtarësua dhe kjo është një arritje pa dyshim historik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …