Jemi i vetmi anëtar i NATO që e ka promotorin e anëtarësimit, Berishën, të burgosur politik!

Nga fjala e deputetit Tritan Shehu, ish-Ministër i Jashtëm, në aktivitetin e organizuar nga PD me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe rolin prijës të PD në atë proces.

“Shqipëria, a është e denjë sot të luajë rolin e saj të madh për stabilitetin, rrugën evropiane, liritë, demokracitë, vlerat në rajonin tonë?!

Kjo është një pyetje e madhe, që realisht do përgjigje dhe do kundërveprim për t’u kthyer në ato nivele, për të cilat u bëmë aq krenarë kur ne u pranuam në NATO.

Sot, a jemi më kaq krenarë dhe a mund të jemi aq krenarë sa ç’ishim në ato vite kur Shqipëria u pranua në NATO?!

Padyshim, unë dyshoj dhe them që jo! Shqipëria sot është i vetmi vend anëtar i NATO-s që e ka kryetarin e PD, liderin e opozitës, promotorin e anëtarësimit në NATO, Sali Berishën, të burgosur politik”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …