Universiteti i Tiranës 30 tendera, vetëm 1 për shkencë, 190 mijë euro për kokteil e ceremoni

Universiteti i Tiranës u rendit në dhjetëshen më të keqe në Europë, në një listim të kryer në Shtator 2023 nga një kërkim ndërkombëtar.

Sipas indeksit “QS Renditja e Universiteve në Botë”, institucioni kryesor i arsimit të lartë në Shqipëri u rendit i 677-i nga një listë me një total prej 688 universitetesh.

Pikët më të ulta në atë indeks, Universiteti i Tiranës i shënoi për angazhimin në kërkimin shkencore.

Kjo renditje negative duket se nuk i ka nxitur aspak drejtuesit universitarë për të fokusuar aktivitetin e tyre financiar në drejtim të kërkimit shkencor.

Së fundmi, Universiteti i Tiranës ka shpallur një listë me rreth 30 tendera publikë, për një vlerë totale prej 200 mijë euro.

Në listë, gjendet vetëm një procedurë që lidhet me kërkimin shkencor, me vlerë 10 mijë euro.

Procedura emërtohet me titull “Shpenzime të tjera në sherbim të kërkimit shkencor” dhe fondi i vendosur në dispozicion të saj përbën vetëm 5 përqind të buxhetit që ka vendosur të shpenzojë së fundmi Universiteti i Tiranës.

Pjesa më e madhe e procedurave tenderuese lidhet me shpenzime për ceremoni, kokteile, naftë apo edhe shpenzime të tjera për personelin akademik.

Madje, në një procedurë, Universiteti i Tiranë ka vendosur të shpenzojë para edhe për blerje palmash.

Ndërsa në një tender tjetër, është parashikuar blerje ujë, kafe, çaj, biskota e të tjerë.

Natyrisht, nuk mungojnë as riparime apo rikonstruksione të sallave të ndryshme universitare.

Grupime studentore, të cilët mbajnë në fokus shpenzimet në Universitetin e Tiranës kanë publikuar shpesh raporte monitorimi, nga ku rezulton se fondet e institucionit shkojnë për tulla e llaç.

Edhe për vitin 2024, Universiteti i Tiranës duket se do të mbajë të njëjtin trend shpenzimesh, ku fondet për kërkimin shkencor dhe akademik renditen sërish në fund të prioriteteve.

1 / 3

 

© SYRI.net

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …