Berisha: T’u kallim datën në botën dixhitale këtyre hajdutëve dhe kriminelëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, theksoi faktin se mediat në Shqipëri po censurojnë opozitën dhe denoncimet e saj.Berisha e vuri theksin tek fakti se, dje mediat e mëdha nuk e publikuan denoncimin e Gazment Bardhi.

“U ndala në këtë moment se nuk është i parëndësishëm.

Se përballemi me një censurë kriminale.

Se përballemi me një fushatë dezinformimi monstruoze.

Se përballemi me manipulime nga më të turpshmet në mediat e kontrolluara nga qeveria.

Ndaj dhe ju ftoj të përdorim sa më shumë mediat sociale.

Qytetarë, shprehni si në këtë parlament këtu, të vërtetat nga shpirti dhe zemra juaj.

Shprehuni në Facebook, shprehuni në mediat sociale.

T’u kallim datën në botën dixhitale këtyre hajdutëve dhe kriminelëve.

Me forcën e të vërtetës t’u japim atë që meritojnë.

Shqipëria po zien, shoqëria shqiptare po zien.

Ora po afron, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të lira, ky është zotimi ynë, ky është qëllimi ynë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, përfundoi fjalën Berisha.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …