Breshëri plumbash drejt makinës së një avokatit, si i shpëtoi atentatit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Memaliaj. Shënjestra ka qënë avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë së Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat teksa avokat Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij ishin duke shkuar në zone me autoveturen e tyre. Ndërsa, sipas burimeve policore, u kishte zënë pritë Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Anë Vjosë Njesia Administrative Qesarat Bashkia Memaliaj.

Sipas avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zënë pritë për t’a egzekutuar por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim duke e liruar më pas, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij. Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zëne pritë avokatit.

Pasi i ka shpetuar egzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar në Stacionin Policor ngjarjen e më pas grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi e më pas ka bërë të mundur arrestimin e agresorit Lamaj.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …