Korreshi: Do verifikojmë të gjitha votimet në Kuvend, deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 marsit nga Sekretariati i Etikës.

Në një prononcim për mediat, Korreshi e ka quajtur një ‘fitore të vogël’, si dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të vijnë dhe të votojnë ligjet që kanë propozuar.

“Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime… Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar’, u shpreh Korreshi.

Kujtojmë se në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit”, tha Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk gjen “rehat” as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

Diaspora shqiptare ka paralajmëruar protestë të martën, më 14 korrik, në Bruksel, në një ditë …