Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Sekretariati i Etikës ka vendosur të anulojë votimin e ligjeve të seancës plenare të 7 marsit.

Opozita kishte kërkuar që ligjet e votuara në seancën e 7 marsit të anuloheshin pasi nuk ishte plotësuar kuorumi me deputetët në parlament.

Opozita kërkoi anulimin e votimit të pesë projektligjeve të seancës plenare të 7 marsit për shkak të mungesës së kuorumit, një precedent i pandodhur më parë.

Në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit.

Por videot e transmetimit të seancës tregojnë Felajn teksa këmbëngul se ishte kuorumi i nevojshëm si në nisje të seancës, ashtu edhe gjatë procesit të votimit.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …