Nuk mbulohet e vërteta me sh(oshë)antazhe dhe pazare…

Nga Adriana KALAJA

Dje publiku mbarë, u njoh dhe u trondit me provat dhe faktet sesi Olsi Rama, ndryshe vëllai i Kryeministrit, del i përfshirë në grupin e strukturuar kriminal të Xibrakës dhe që “çuditërisht” jo vetëm nuk është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Renda, por kjo e fundit, në bashkëpunim me Policinë e Krimit (Shtetit) dhe, që në këtë kohë për ironi të fatit drejtohej nga Saimir Tahiri, kanë tentuar t’a fshehin e t’a çojnë në kalendat greke.

Në këtë status, nuk kam ndërmënd të merem me rastin e përfshirjes të Olsi Ramës në krimin e organizuar, pasi këtë gjë në mënyrë shteruese, të qartë juridikisht dhe në mënyrë të guximshme e bëri Drejtuesi Grupit te Deputetëve dhe Nënkryetari i PD-së, z. Gazmend Bardhi i cili meriton gjithë përgëzimet e mia.

Po kështu, në vijimësi që nga viti 2013, me fakte dhe me prova Kryetari dhe Lideri i PD-së, Prof. Dr. Z. Sali Berisha e ka denoncuar këtë aferë kriminale dhe jo vetëm dhe, ky është shkaku që sot Ai ndodhet në arrest shtëpie, pa kuzë, pa prova dhe pa fakte.

Aq e vërtetë therrëse dhe me fund te hidhur është kjo histori, mjafton të shikoni sesi SPAK me telekomandë të banditit Rama, i’u sul dje drejtorëve të banditit tjeyër Veliaj dhe sfazimin e analistëve të paguar të pushtetit mbrëmë më oponion Iris – Baton.

Nga ana tjetër, mjafton të shihni sesi janë promovuar prokurorët e çështjes, Olsjan Çela dhe Edvin Kondili, prokuror edhe i dosjes së Teatrit (fatkeqësisht) dhe të mafiozit tjetër Ilir Beqës, njëkohësisht edhe shokët e Ina Ramës, e cila me një sms të PP, shkarkon kë gjyqtar e prokuror që shkel në “kallot” e palara të Edvinit si dhe policët që patën “fatin” të kenë dosjen e Olsit të Xibrakës.

Gjithsesi,

Po ku e gjejnë kurajon z. Berisha, z. Bardhi e shumë demokratë apo opozitarë që denoncojnë çdo ditë me prova e fakte skandalet e shumta e pothuaj ditore të kësaj klike mafioze?

Sepse janë të pa shantazhueshëm.

Sepse nuk kanë në “kurriz” afera korruptive apo veprime gjobëvënëse ndaj aktiviteteve kriminale apo bizneseve të ndryshme.

Pse e them këtë?

Sepse, siç e kemi parë në vijimësi nga viti 2013, ish Kryetari i PD-së Basha, në bashkëpunim me Kunatin e tij, i cili sot, me 14 kompanitë e tij, është në majën e piramidës së bizneseve afër kësaj klike dhe që ka përfituar shumicën e tenderave në institucionet shqiptare.

Të gjithë e mbajmë mend, aktrimin e tij të keq deri në ngjirje zëri, për “denoncime” të ndryshme, të cilat çuditërisht, ashtu si rasti i Olsi Ramës, pasi arkëtohej gjoba me makinën e numërimit të parave që i’u gjet në zyrë.

A e mbani mend:

Reformën Territoriale?

Reformën në Drejtësi?

Protestën e Kukësit?

Djegjen e Mandateve?

Braktisjen e Zgjedhjeve?

Protestën e Unazës së Re?

Ndryshimet Kushtetuese?

Etj. Etj. Etj?

Mbi të gjitha, a e mbani mend si iku nga Sheshi i Teatrit sa e telefonuan që po vinin t’a shembnin atë?

E gjitha ishte një show amoral dhe i ndyrë, ashtu siç i ka hije atij në fakt, jo vetëm në shërbim të pazareve të tij por edhe për të pastruar pushtetin nga skandalet.

Për të mos Ju lodhur dhe për t’a bërë sa më të qartë gjithë sjelljen e tij gjobëvënëse dhe pastruese të pushtetit po Ju paraqes vetëm dy shembuj:

  1. Akuza ndaj Taulant Ballës për Toyota Yaris.

Pasi bën shown në publik, miku i tij i rakimece te shtëpia e Desadës, Balla, e çon në gjyq.

Gjobaxhiu pasi paguhet nga Balla, në gjtq “nuk pranon” të tregojë informatorin.

Basha gjobitet pasi ka marë gjobën dhe Balla pastrohet nga akuzat (fotot 1-3).

  1. Akuza ndaj Olsi Ramëz për Xibrakën dhe bastet online:

E njëjta procedurë.

I njëjti show (foto 4 – .

Gjobitet se nuk jep prova, por paguhet mjaftueshëm nga i vëllai Kryeministër i Olsit.

Ndërkohë, banditi Kryeministër, në mediat që i ka kapur e paguar njëjtë si Basha, del në publikun e manipuluar nga “opozita” e të paburrit Lulzim dhe deklaron:

E patë që ishte shpifje?

Shikoni vetëm ndërhyrjen e gazetarit në studio Bejtja, e të kuptoni sesa e madhe dhe e rëndë është dëmi që ky bastard politik i ka bërë PD dhe Opozitës.

Kjo ishte loja e ndyrë e “opozitarit” Lulzim, bërë pis nga thonjtë e paprerë e të qelbur të Tutorit të tij Edvin, lojë e cila fatmirësisht ka përfunduar, nga disa njetëz që nuk kanë frikë të qëndrojnë e përballen me mafien në pushtet.

Kam dhe kemi dhënë prova që i çojmë gjërat deti në fund.

Kemi detyrimin ndaj atyre që na mbështesin e vesojnë e mbi të gjitha ndaj fëmijëve tanë që të jetojnë në vendin e tyre.

PS: SPAK mjafton të hetojë tabulatet telefonike të Olsian Çelës dhe publiku do mësojë të dhëna edhe më tronditëse se dosja “metamorfoza”.

PS 1: SPAK do bëjë mirë të hetojë edhe telefonin e Ina Ramës për të vërtetuar shkarkimet e atyre cënojnē interesat e mafies dhe për të cilën do J’ua lë surprizë për të hënën …….

PS 2: SPAK do duhet të n’a e tregojë edhe se KPK dhe KPA janë të pavarur nga bandat kriminale se nga pushteti e dimë që jo.

About Redaksia

Check Also

PD përballë retorikës së simulimit: Denjësisht në fatin e Të Fortit

Pranvera SHEHAJ Faji ynë ndaj vetes është kur tjerrim për të një këndvështrim të frymëzuar …