Jo vetëm miliona euro, Veliaj i dha edhe leje ndërtimi bandës së drejtorëve të tij

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë periudhës 2021-2023, ka miratuar të paktën 4 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe në kryeqytet në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, e cila, sipas Partisë Demokratike në opozitë, konsiderohet edhe si “5 Drejtorët” e kryebashkiakut.

Në kompaninë “5D Konstruksion” ose në bashkëpunim me të, ndërthuren interesat e të paktën 5 zyrtarëve të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës: Mariglen Qato, ish-kryeinspektori ndërtimor dhe aktualisht Administrator i kompanisë publike “Tirana DC”; Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës; Elvin Tivari, Drejtor shitjesh në Ujësjellësin e Tiranës; Elisabeta Cjapi, drejtoreshë finance tek Ujësjellësi dhe njëkohësisht kunata e Mariglen Qatos; Taulant Cjapi, zyrtar i lartë në Bashkinë e Tiranës dhe ish-magazinier tek “5F Konstruksion” (ish-“V.A.S Construction”), njëkohësisht kunat i Mariglen Qatos.

“Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të leje të ndërtimit, të siguruara nga “5D Construction” nëpërmjet firmës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pallat në Yzberisht

Në 11 mars të vitit 2021, kompania “5D Konstruksion’, fillon punimet bazuar në lejen e ndërtimit të dhënë nga Erion Veliaj. Bëhet fjalë për rrugën ‘Joklin Persi’, në Yzberisht, ku sipas të dhënave, shoqëria ka ndërtuar një godinë banimi dhe shërbimi 8 dhe 9 kate, me dy kate parkim në tokë.
Në foto: Leja e ndërtimit për godinën në Yzberisht. Kompania “V.A.S Construction” (5D Konstruksion) rezulton shoqëria ndërtuese

Pallati në Kinostudio

Në datën 14 prill 2022, kompani “5D Konstruksion” përfiton një tjetër leje ndërtimi nga Erion Veliaj, këtë herë në rrugën ‘Kahreman Ylli’ në Kinostudio, për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimi 7 dhe 8 kate me 2 kate parkim nëntokë.

Në foto: Projekti për godinën shumëkatëshe në zonën e Kinostudios

Godina masive te rruga “Zenel Bastari”

Në datën 14 qershor të vitit 2023, shoqëria ‘5 D Konstruksion’, vetëm një muaj pas zgjedhjeve lokale, ku Veliaj mori mandatin e tretë, fillon punimet në rrugën ‘Zenel Bastari’, për projektin e ndërtimit të një godine banimi dhe shërbimi 4 dhe 9 kate me 2 kate të tjera banimi nën tokë.

Në foto: Projekti i godinës masive në rrugën “Zenel Bastari”

Pallati tek “5 Maji”

Kompania “5D Konstruksion” rezulton të ketë përfituar edhe një tjetër leje ndërtimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë vitit 2023.

Është një godinë banimi dhe shërbimesh me 11 kate dhe 2 kate parkim nën tokë.

Kompania “5D Konstruksion” (ish-“V.A.S Construction”) rezulton që ka fituar edhe të paktën 11 milionë euro tendera të zhvilluar nga institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës, ku shumicën dërrmuese të tyre i ka fituar pa garë ose si operator i vetëm i mbetur në garë./ Boldnews

About Krye Redaktor

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …