Kaso: Çregjistrimi i Bashës si kryetar duhej bërë para 1 viti!

Në Gjykatën e Tiranës vijon beteja e demokratëve se cilit prej fraksioneve të kësaj partie i përket vula dhe logoja e Partisë Demokratike.

Këtë të martë Gjykata vendosi të shtyjë seancën për kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Eksperti ligjor dhe anëtari i Kryesisë së selisë blu Ivi Kaso në studion e lajmeve në “Ora News”, theksoi se kjo çështje nuk duhet të ngatërrohet me atë që është dhe çështja kryesore, që është çështja e vulës së Partisë Demokratike.

“Pra është ajo që ndan dhe “fatin” e Partisë Demokratike për sa i përket organeve drejtuese të saj, por edhe për sa i përket legjitimitetit të partisë.

Kjo çështje sot parashikonte që Gjykata e Tiranës duhej të bënte një veprim administrativ që duhej ta kishte bërë që para 1 viti. Pra, atëherë kur Lulzim Basha vetëdeklaroi se ishte dorëhequr nga drejtimi i PD-së dhe këtë fakt juridik ta pasqyronte në vendimet e gjykatës.

Dhe në këtë kuadër, mund të themi që Gjykata e Tiranës mban një rekord të dyfishtë paligjshmërie, pra vendimin e gjyqtarit Zhukri të cilin duhej ta regjistronte pranë Gjykatës së Tiranës dhe t’i jepte fuqi ligjore organeve të reja të PD-së por edhe simboleve të saj, ajo refuzoi në mënyrë të paprecedentë që ta bënte këtë”, theksoi ndër të tjera Ivi Kaso.

Vendimi për kërkesën e çregjistrimit të Bashës u mor nga Këshilli Kombëtar, në korrik të vitit të kaluar.

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …