Sali Berisha, NATO dhe kultura e anulimit

Nga Nikola KEDHI

Nese ka dicka qe eventi i sotem i Albanian Policy Center mbi 15 vjetorin e Shqiperise ne Nato, apo eventet e ketyre diteve kane treguar, eshte pa dyshim roli i pazevendesueshem i ish Kryeministrit dhe Presidentit Sali Berisha.

Fatkeqesisht, kultura e anulimit (cancel culture) e eksportuar nga e majta Amerikane kudo neper bote ka mberritur dhe ne Shqiperi. Ndaj te vertetat historike duhen thene me force, sidomos kur tentohet te fshihen.

Nga dorezimi i aplikimit per ne Nato nga Presidenti Berisha e der te futja zyrtare ne kete aleance fale reformave te drejtuara nga ai ( Hey! Nato nuk eshte cokollate qe ta japin se duhet!!! Pa reforma nuk te fut njeri), nga vizitat e Presidenteve Bush, zyrtare ose jo, te pritjet ne Shtepine e Bardhe te Doktorit, te retorika e veprimet e tij pro perendimore, te lobimi per gazsjellesin TAP per te ulur varesine e gazit rus, tregojne qe Doktori per qasjet gjeopolitike ka qene dhe eshte ne anen e drejte te historise – sidomos kur perballe ka ata qe shprehje te preferuar kishin moton Nato Nata dhe aleance te preferuar ate te Varshaves.

Mua me erdhi keq qe nuk mundem ta kishim personin me meriten me te madhe ne eventin tone sot, per shkak te izolimit te padrejte te tij. Por jam i bindur qe per kete drejtim euro atlantik te Shqiperise, vizionin e tij dhe sidomos futjen ne kete aleance, vecanerisht me rreziqet qe ka bota sot, ai meriton pa diskutim mirenjohjen tone si shqiptare dhe patriote.

Pershendetjet e figurave te shquara te NATO-s, kongresmene e politikane te ndryshem nxorren pikerisht kete rol ne pah. Sali Berisha mbetet dhe sot aleati me i madh e me i vendosur i Aleances se Atlantikut te Veriut dhe Perendimit.

Figura e Doktorit, si i vetmi politikan qe ka vendi sot, qe mendon e vepron politikisht, nuk zbehet dot sado qe te perpiqen ata qe kane frike t’i permendin dhe emrin, dhe uroj qe kultura e anulimit mos te zaptoje dhe te djathten shqiptare. Kritikat behen aty ku duhet dhe meritat jepen aty ku i takojne.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …