Debati me Bardhin, Nikolla: Rama nuk do interpelancën për të vëllanë për çështje personale

REPLIKAT:

Gazment Bardhi: Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar Republikën Parlamentare në Republikë të Kryeministrit. Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri te vendos arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese

Lindia Nikolla: Interpelanca nuk parashikohet të zhvillohet për çështje personale.

Gazment Bardhi: Çështjet që kam ngritur ndaj Kryeministrit, nuk janë çështje personale. Nuk kam interes se si shkon ai me vëllain e tij apo pse e ka vënë në mbrojtje nga Garda dhe nga kush kërcënohet vëllai për t’u mbrojtur nga oficerët e gardës.

Bledi Çuçi: Kërkesa për interpelancë e Bardhit s’ka lidhje me veprimtarinë e Kryeministrit! Këtu jemi në Konferencë Kryetarësh, jo në mbledhje grupi parlamentar apo mbledhje partie. Përgjigjja është e qartë, s’ka lidhje me objektin e kërkesës për interpelancë që kërkon Bardhi. Nuk mund të jetë çdo tryezë për të thënë çdo gjë që na vjen në mendje. S’ka arsye të zgjatemi në këtë pikë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në X deklaroi refuzimin e interpelancës urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi, pas akuzave të këtij të fundit ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë, për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë.

Kreu i qeverisë i ka konsideruar fabrikime dhe fantazi të një deputeti, akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së.

“Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga deputeti Gazmend B më gjen në pamundësinë e plotë për ta përmbushur”, tha në një reagim në X, kryeministri Rama.

Edi Rama shkroi se Gazment Bardhi duhet të presë me durim derisa SPAK “të na ndriçojë lidhur me vërtetësinë e zbulimit prej tij të trafikantit të paidentifikuar”.

Kreu i qeverisë, teksa argumenton arsyet e refuzimit të kërkesës për interpelancë të kreut të Grupit të PD, thekson se të treja pyetjet që ai i drejton nuk kanë lidhje me asnjë realitet faktik.

“Ato burojnë thjesht nga hipoteza haluçinante mbi të cilën ngrihet zbulimi i tij, për të cilin ai edhe është kallzuar menjëherë në SPAK nga vëllai im “trafikant””, shkruan Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për “Sterilizimin”!

Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e afatit të punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për …