Mega-skandali i trafikut të armëve/ Muçollari: Biznes i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët për zbardhjen e aferës

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Sot është dita e dytë që Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vijon të qëndroje në detyrë edhe pse është dëshmuar si shërbëtor i Roni Yeffet, mikut të Edi Ramës, i ngarkuar me mbarimin e ‘punëve të pisëta’, mes të cilave dhe trafik ndërkombëtar armësh.

Sot është dita e dytë që Edi Rama mbron këtë aferë, këtë skandal të rëndë duke mos dhënë asnjë shpjegim, duke mos marrë asnjë përgjegjësi, edhe pse publiku mësoi se dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.

Sot është dita e dytë që SPAK, krijuar pikërisht për të hetuar denoncime e krime të rënda si ky, hesht dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Nëse Ermal Nufi e ka vendosur ta përfshihet në krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i armëve, nëse Edi Rama e mbron këtë aferë deri në fund, dhe nëse SPAK hesht, kjo është një ditë e errët për Shqipërinë.

Si vend anëtar i NATO-s, dëshmia që publikoi Arben Ahmetaj, duhej të kishin sjellë reagim dhe masa të menjëhershme. Trafiku ndërkombëtar i armëve që përfshin qeverinë, është jo vetëm cënim i sigurisë tonë kombëtare, por edhe cënim i sigurisë së Aleancës.

Dhe kjo nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të mbulohet edhe pse për mediat kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama nuk përbën lajm.

Këto nuk janë mollë dhe dardha që njerëzit e Edi Ramës i hanë fshehurazi pas kurrizit të tij. Janë biznesi i Edi Ramës. Ndryshe, nëse ai nuk do të ishte i përfshirë, Nufi do ishte shkarkuar dhe Roni do ishte larguar.

E vërteta është se kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar dhe një plan për punë të pisëta që në krijimin e KAYO-s, ndërmarrja gjasme shtetërore e armatimit që në fakt kontrollohet nga miku izraelit i Kryeministrit.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë për këtë megaskandal. Ne kemi kërkuar hetim parlamentar, do të nxisim drejtësinë të bëjë detyrën që i takon, dhe do të apelojmë partnerët të angazhohen për zbardhjen e kësaj afere të rëndë.

Narkoshteti i vetëm në Europë, që merret dhe me trafik ndërkombëtar armësh, duhet ndalur.

About Redaksia

Check Also

“LE FIGARO”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, shpërthejnë përleshjet në Tiranë!

Të martën në mbrëmje shpërthyen përleshje mes policisë shqiptare dhe protestuesve që protestojnë në Tiranë …