Plagë në këmbë dhe gjoks, si u dhunua protestuesi gjatë shoqërimit në Komisariatin nr.6

Të tjera pamje janë publikuar nga dhuna e ushtruar një ditë më parë nga policia, gjatë protestës së mbajtur te Parlamenti.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Boldnews.al, një protestues është dhunuar nga policia rrugës për në Komisariatin numër 6.

Siç duket edhe në foto, i riu ka plagë në këmbë dhe gjoks, ndërsa pretendohet se është dhunuar gjatë shoqërimit për në komisariat.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë te Parlamenti u shoqërua me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Sipas videove që qarkulluan në media, policia ushtroi dhunë ndaj protestuesve, disa prej të cilëve i tërhoqi zvarrë dhe i ngriti në ajër gjatë shoqërimit në komisariate.

About Redaksia

Check Also

Hemodializa/ Vangjeli: Shteti paguan dy herë për të njëjtin shërbim, ndërsa kontratat me privatin janë lidhur pa prokurim

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Dokumentet zyrtare të Kontrollit të Lartë …