Nis seanca në Kuvend, nga Amnistia tek interpelanca me Kumbaron

Në seancën e sotme plenare janë parashikuar që në rend dite për votim të jenë 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit. Shkak u bë mungesa e kuorumit për votimin e ligjeve.

Mes këtyre ligjeve është dhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatit për ligjet për investimet strategjike, një çështje kjo që ka ndodhur debat. Nga ana tjetër deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro sa i takon ligjit për zonat e mbrojtura.

Sakaq, duket se opozita ka rënë në dakordësi me maxhorancën për amnistinë penale. Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e e PD. Ai kërkoi që mes të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia të jenë dhe protestuesit dhe të përjashtohen zyrtarët e dënuar nga GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …