Video/ Berisha thirrje qytetarëve: Të premten, 5 prill në ora 11:00 të gjithë para Bashkisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet të premten, më 5 prill ora 11:00, përpara bashkisë së Tiranës, për t’i kërkuar dorëheqjen, kryebashkiakut socialist Erion Veliaj.

“Të premten, 5 prill në ora 11:00 të gjithë para Bashkisë”, shkruan Berisha në Fb krahas një video-mesazhi të ilustruar me fytyrat e drejtuesve të bashkisë të përfshirë në abuzime prej miliona eurosh të fondeve për investime.

Veliaj është përfshirë deri tani në aferat më të rënda korruptive që po hetohen nga SPAK, pas denoncimeve të shumta të opozitës, që kanë çuar në arrestimin e disa drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij.

Protesta e opozitës para bashkisë ka vetëm një thirrje: “Mjaft, jep dorëheqjen” dhe evokon kohën kur Veliaj ishte aktivist i radhëve të para të organizatës Mjaft.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …