Argita Malltezi: Zullumi është trashur, Veliaj kopje e shëmtuar e Ramës!

Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha, i është bashkuar protestës së qytetarëve para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Eriomn Veliaj pas aferës “5D”.

Në një prononcim për mediat, Malltezi e konsideroi Veliaj si një kopje të shëmtuar të kryeministri Edi Rama, që nëse nuk e duan kryeministër pas tij, qytetarët duhet të reagojnë. Sipas saj, SPAK nuk ka kryer asnjë hetim për Veliajn për këtë çështje, por ka pasur si qëllim ta minimizojë.

“Prononcimi është te pjesëmarrja dhe arsyeja e thirrjes së protestës. Ju shihni se si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Paratë e shtetit shkojnë në xhepat e pushtetarëve në ditën për diell dhe justifikohen nga Veliaj si probleme teknike me organizatën. Këto gjëra nuk ndodhin kurrë nëse titullari nuk ka pjesë.

Nuk kemi parë një hetim nga SPAK për këtë çështje përsa i përket Erion Veliajt dhe ka gjithashtu tentativa për ta minimizuar kualifikimin e veprës penale në shpërdorim detyre ndërkohë që kjo është një vjedhje flagrante miliona euroshe. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri.

Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …