Tension para bashkisë! Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen në Bashki (Foto)

Para Bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e thirrur nga “Aleanca për Teatrin”, mbështetur edhe nga opozita.

Situata është tensionuar, në momentin që këshilltarët e Partisë Demokratike kanë tentuar të futen brenda bashkisë, por nuk janë lejuar nga policia, duke shkaktuar tensione dhe përplasje.

Pas këtij momenti, janë shtuar forcat e policisë të cilat janë të shumta dhe kanë krijuar një kordon rreth godinës.

About Redaksia

Check Also

Berisha ndan pamje nga Asambleja e IDC-CDI në Bruksel

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video …