Noka: Veliaj është simboli i babëzisë! Ka akuza ndaj tij, të dorëhiqet dhe të hetohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka pas fjalës së tij në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrin, dha një prononcim për mediat.

Noka tha se, qytetarët po protestojnë pasi në krye të bashkisë së Tiranës është simboli i babëzisë dhe kreu i vjedhjes me skemën ‘5D’ dhe inceneratorëve.

“Ne jemi në rolin e protestuesit dhe në dijeninë tonë këtë protestë e ka organizuar Alenaca për Mbrojtjen e Teatrin. Qytetarët po protestojnë se këtu kanë simbolin e babazisë dhe kreu i inceneratorit të Tiranës.

Në jemi sot në rolin e një qytetari në këtë protestë. Foto e publikuar dje janë foto të resorteve turistike të pallateve në Tiranë të dhëna me lejen e Veliajt. Taksat e qytetarëve të Tiranës kanë shkuar për ndërtimin e pallateve dhe resorteve të drejtorëve të Veliajt. Del në përgjime se Veliaj është ortak me to. Kur ka akuza të tilla gjëja më minimale është që të dorëhiqet dhe të hetohet skandali.

I bëj thirrje drejtuesit të inceneratorit që të japë dorëheqje pasi ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …