Bardhi në Vaun e Dejës: Me fondet e BE për Bujqësinë u ndërtuan vila!

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në takim me demokratët e Vaut të Dejë, tha se Partia Demokratike, do të mund të fitoje zgjedhjet e 2025. Ai tha se përpara kanë një vit të vështirë dhe me sakrifica, pasi siç thotë ai duhet të ndërtojnë projektin fitues që do t’i japë ndryshimin shqiptarëve.

“Kemi përpara një vit të vështirë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe vit që secili prej nesh do të duhet të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë”

Vau i Dejës, është zonë ku ekonomia familjare lidhet me sektorin e bujqësisë. Në këtë pikë ai denoncoi vjedhjet me fondet e AZHBR.

“Kjo është një zonë që ka në fokus bujqësinë. Ju e dini çfarë bëhet me fondet e bujqësisë. Ato shkojnë tek një numër i caktuar njerëzish që shpesh nuk përdoren për prodhime bujqësore por shkojnë për të ndërtuar vila apo kompani të një grushti njerëzish të lidhur me qeverinë.

Kjo ishte arsye pse BE u detyruar për shkak të korrupsionit të ndërpriste subvencionet që kishte planifikuar për fermerët shqiptarë.

E shkarkoi ministren e Bujqësisë për shkak të këtij skandali dhe për shkak se SPAK të niste hetimet për grupin e strukturor brenda AZHBR-së. Ata që shkarkoi si përgjegjëseve për vjedhjen e fondeve e ka marrë këshilltare, për ta këshilluar si të vjedhë fondet”

Gazment Bardhi, rezervoi një ndjesë për demokratët e Vaut Dejes dhe gjithë shqipërisë.

“Ne nuk kemi asnjë arsye as të mbajmë kokën ulur dhe as të bëhemi pesimistë. Fati dhe historia ka dashur që sa herë vendi ka pasur nevojë për ndryshim, aty ka qenë PDSH. Sa herë këta kanë qeverisur vendin ose ka lulëzuar krimi, ose në çdo familje shqiptare ka lulëzuar varfëria”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …