Skandali/Rama bëri të ligjshëm hotelin pa leje në Dhërmi të dy zyrtarëve

Klodian Tomorri

Ditën e martë, në 1 gusht të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit zhvilloi një mbledhje me axhendë të ngjeshur, në të cilën miratoi plot 57 vendime për kulla dhe hotele anembanë Shqipërisë. Mes tyre, me vendimin numër 43 KKT miratoi dhe lejen e ndërtimit për objektin: “Godinë Shërbimi Hoteleri”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “La Brisa” sh.p.k. (Axhenda e mbledhjes së KKT)

Për fatin e keq të kryeministrit, i cili është dhe kryetari i KKT-së, hoteli të cilit ai po i miratonte lejen e ndërtimit kishte kohë që ishte ndërtuar. Madje ditën që kryeministri po i miratonte lejen hoteli gjendej në kulmin e sezonit dhe gëlonte nga pushuesit.

Kjo video është marrë nga faqja zyrtare e hotelit La Brisa Hotel në kanalin youtube. (Faqja youtube e La Brisa).

Video është publikuar në datën 4 korrik 2023, pra plot një muaj para miratimit të lejes së ndërtimit të KKT. Në pamje duket hoteli në funksionalitet të plotë, i cili u ofron shërbime pushuesve. Me pak fjalë, leja që firmosi kryeministri në mbledhjen e datës 1 gusht të vitit të kaluar ishte ligjërimi i një ndërtimi pa leje, ose ndryshe fshehja e një krimi. Për të njëjtin krim, qeveria e Edi Ramës kishte burgosur duke dergjur në qelitë e vendit me qindra ndoshta dhe mijëra qytetarë, mes të cilëve edhe të moshuar për ndërtim kotecesh pulash apo gardhe në fshatrat e vendit.

Ndërkohë që vetëm 1 vit më parë kryeministri dhe qeveria kishin bërë shown e aksionit për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje. Por tek të fortët e Partisë ligji nuk ka fuqi.

Të fortët e Rilindjes

La Brisa është një hotel i cili zotërohet nga dy aksionerë. I pari është Fatos Malaj, i cili zotëron 60 për qind të aksioneve, ndërsa aksioneri i dytë është Elvin Tivari me 40 për qind.

Zoti Malaj është vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj. Ky i fundit njihet ndryshe edhe si ish komandanti i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës ose grupit të zjarrit, që dyshohet se qëlloi mbi protestuesit socialistë në protestën e 21 janarit.

Agron Malaj ishte një nga 10 gardistët e shkarkuar nga Sajmir Tahiri sapo ky i fundit u emërua ministër i brendshëm. Por me largimin nga Garda, zoti Malaj nisi karrierën e suksesshme politike në Partinë Socialiste duke u shfaqur disa herë publikisht në fushata në krah të Edi Ramës, derisa u zgjodh edhe kryetar bashkie nga PS.

Aksioneri i dytë, Elvin Tivari, është një personazh kontrovers, i cili herë shfaqet si biznesmen dhe herë si drejtor i Rilindjes. Emri i tij u bë publik për herë të parë para pak vitesh, ku nga posti i drejtorit të departamentit të shitjeve në ujësjellësin e Tiranës i shiste ujë bashkisë si Tiranës me kompaninë e tij private Gourmet.

Më vonë, zoti Tivari u shfaq si aksionerë në disa biznese, përfshirë parkimin e Aeroportit Nënë Tereza, ndërsa së fundmi në industrinë e hoteleve.

Aktualisht zoti Tivari është aksioner në hotelin Crowne Plaza në Durrës së bashku me ish drejtorin tjetër të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Redi Molla. Hoteli Crown Plaza ka marrë brandin Intercontinal dhe punimet për ndërtimin e tij po kryhen nga kompania e famshme 5D.

Ndërkohë veç hotelit në Durrës, zoti Tivari është aksioner edhe në La Brisan e Dhërmiut, të cilit Këshilli Kombëtar i Territorit i dha lejen pasi ishte ndërtuar duke fshehur veprën penale.

About Krye Redaktor

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …