Meta: Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithëve! SPAK ka qëllim asgjësim e opozitës!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha gjatë fjalës së tij në protestën para bashkisë së Tiranës se Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet.

Ilir Meta: Në Tiranë dhjetra familje janë rrugëve dhe Veliaj e ka nxjerrë nënë Lizën në mes të rrugës, ka nxjerrë edhe nëna me foshnje me gaz nga shtëpitë e tyre, Tirana është vërë lavatriçja më e madhe e pastrimit të lekëve nga krimi i organizuar. opozita duhet ta nisë nga ata këshilltarë që nuk luftojnë si këshilltarët që folën këtu, Hajde nënë Liza, o burrneshë. Ti një ditë do të flasësh tek karrigia e atyre 5D-ve. Kjo fara e keqe e Rilindësve nuk i do nënat shqiptare, me këto tradita e halle.

I bëj thirrje këshilltarëve opozitarë që duhet të jenë bashkuar dhe të distancohen nga ofertat e Veliajt për të heshtur, zgjedhjet e vjedhura e të blera nuk e mbajnë dot gjatë atyre Veliaj.

Ndaj t’i bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës, shqiptarë të bashkohemi kundër projektit shfarosës të kombit tonë nga ky sekt kriminal, Unë kam problemet e mia, por dal në mes të Tiranës pa bodyguard. Unë i kam përzërë punonjësit e Gardës sepse janë patronazhistë.

Erdhi ora t’i përzëmë.

Sali Berisha është i lirë sepse është në zemrat e të gjithë atyre njerëzve që kanë dinjitet.

Bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihen, kur ngrihet populli bie Tirania. Këtë bashki do ia kthejmë qytetarëve të Tiranës shumë shpejt.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …