Balliu: SKAP të arrestojë kryetarin e Bashkisë, jo skllevërit e tij!

Shefi Organizativ në PD, Klevis Balliu, në fjalimin e mbajtur ditën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës, tha se Erion Veliaj është koka e organizatës kriminale ‘5D’.

Sipas tij, asnjë drejtor në Bashkinë e Tiranës nuk kryen veprime pa urdhrin e tij, teksa i bëri thirrje SPAK-ut të arrestojë kryebashkiakun në vend të drejtorëve të tij.

“Sot jemi përballë një hajduti që është kapur me çdo punë, çdo letër, çdo pagim. Është një turp i madh që Policia e Shtetit sot ndalon qytetarët e vjedhur të hyjnë e të nxjerrin atë llum që quhet Erion Veliaj. I them Policisë së Shtetit, bëhuni krah qytetarëve dhe merreni e nxirreni nga bashkia. Çdo ditë atje vidhen edhe fëmijët tuaj.

Është ky njeri, i cil, qoftë me banorët e ‘5 Majit’, me banorët e Laprakës, me banorët e Unazës që protestuan 420 ditë, ky është i vetmi që gëzonte kur gazi lotsjellës hynte në dhomën e foshnjës.

Ky mortje që ndodhet sot në atë bashki është është përgjegjësi kryesor për varfërimin e qytetit të Tiranës dhe qyetarëve të saj.

Ku i ka sot drejtorët Erion Veliaj? Si mundet të bëjë një drejtor diçka pa urdhërin e Erion Veliajt? Është Erion Veliaj koka e organizatës kriminale ‘5D’”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …