Nënë Liza: Erion Veliaj, lus që edhe ti me Kryeministrin të shkosh te drejtorët që ke brenda!

Në protestën para bashkisë së Tiranës ishte edhe nënë Liza, të cilës Veliaj i shembi shtëpinë tek “Bregu i Lumit” dhe nuk e kompensoi.

Gjatë fjalës së sasj, nënë Liza tha se, lus që edhe ti Erion Veliaj me Kryeministrin të shkosh pas atyre drejtorëve që ke brenda!

“Erian Veliaj, unë nuk kam fjetur mbrëmë tërë natën! Kam ardhur të marrë vesh se ku e ke Mariglen Qaton?! Kam ardhur të të pyes ku e ke Mariglen Qaton dhe ata pesë drejtorë që i ke brenda!

Unë uroj të ndihen sa më të rëndë, jo më të lehtë, se kur kanë ardhur e kanë prishur shtëpitë në Laprakë, se kur ka ardhur Maringlen Qato e më ka qitur përjashta e më ka thënë “do marrësh ça do marrësh…” mua më vjen turp me e thënë, por ia paskan ruajt me e marrë vetë ishalla e mos dalshin, edhe Erion Veliaj pas tij bashkë me Kryeministrin! Se ju jeni mësuar: në parlament, policë; në bulevard, policë; në protestë, policë; këtu, policë.

Mos e rretho popullin kështu!

Erion Veliaj, hapi dyert! Se me të marrë gruan, me të marrë shtëpinë, me të marrë familjen, me të marr armën, ti del e i vret. Ju keni pallate boll. Po turp për qeverinë shqiptare”, tha nënë Liza.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …