Protesta/ Aktori i njohur: Po vidhemi të gjithë, Veliaj ka krijuar klanin e tij mafioz

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se ditën e sotme qëndrestarë dhe qytetarë do të mblidhen para bashkisë dhe do të kërkojnë dorëheqjen urgjente të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më pas do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën.

Kjo lëvizje vjen pas arrestimeve të bujshme të drejtorëve të Veliajt për abuzime me tenderët dhe përfitimin e milionave nga tenderët.

Aktori i njohur, aktivisti Neritan Liçaj, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se problemi më i madh që po ndodh me ‘këta rilindas’ është fakti se paratë e taksapaguesve po i konsiderojnë si të tyre, duke na vjedhur çdo ditë e më shumë.

“Nuk ka shqiptar që nuk ka një arsye mos me dalë me protestu sot, si në administratë, polici, intelektualë, punëtorë apo biznesi i vogël. Po vidhemi të tërë!’-u shpreh aktori.

Deklarata e tij:

“Këta rilindasit kanë një problem shumë të madh, këta parat tona i konsiderojnë të vetat dhe nuk paguajnë asgjë vetë.

E mbani mend Ramën që thoshte ‘nuk paguaj për këtë, nuk paguaj për atë’ e ke për detyrë të paguash mo kryeministër, sepse paratë e taksapaguesve janë për këto gjëra.

Është e vërtetë që ata i mendojnë paratë tona si të tyre dhe do i vjedhin, do bëjnë me to çfarë duan dhe kjo është gjëja që të acaron më tepër. Ore po këto janë paratë e mia! Më habisin dhe këta artistët, këta që blihen me paret tona dhe ky është kulmi.

Ti si taksapagues i këtij shteti kur ke nevojë një moment që të duhen është e drejta jote ligjore dhe kushtetuese t’i marrësh ca lekë nga ato, si në çdo vend të botës.

Dmth të blihesh me lekët e tuja, ky është kulmi.

Me dal me protestu ka arsye edhe Rama, edhe ai duhet të dali me protestë se nuk ka më se çfarë të vjedhë. Nuk ka shqiptar që nuk ka një arsye mos me dalë në protestë sot, si në administratë, polici, iktelektualë, punëtorë apo biznesi i vogël.

Po vidhemi të tërë! Nesër pasnesër do të mbyllen dhe bizneset e mëdha, pasi Veliaj po krijon klasën e tij oligarkike. Ku ky i fundit mendon të bëhet kryeministër një ditë.

Siç Rama ka oligarkët e tij, edhe Veliaj do të ketë të vetët kur të bëhet kryeministër.

Veliaj me këto po përpiqet të krijojë klasën e tij oligarkike, siç ka krijuar klanin e tij se ato nuk janë as lëvizje. Për mua ky është një klan mafioz i vogël, brenda këtij klani të madh.

Unë jam i bindur se kur Rama thotë: ‘Nuk keni parë gjë akoma’ ka parasysh Veliajn, për mendimin tim, pra prit se kur të vijë ai, unë do ju dukem lule”./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …