Protesta/ Policia blindon Bashkinë e Tiranës

Policia e shtetit ka blinduar bashkinë e Tiranës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren. Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.

Ndërkohë që qytetarët kanë nisur të mblidhen për të protestuar para bashkisë, ndërsa efektivët kanë vendosur kordonin para bashkisë.

Që prej mbrëmjes së djeshme, nga frika e trazirave, Erion Veliaj “blindoi” fasadën e jashtme të Bashkisë së Tiranës dhe instaloi një numër të lartë kamerash.

Ditën e sotme, policia e shtetit po bën rrethimin e godinës me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Rama po dhunon protestuesit me civilë të armatosur

Patronazhistët e Ramës prej dy ditësh po nxisin tensione në protestën qytetare që vijon prej …