Berisha: Edi Rama kërcënimeve të Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, Edi Rama iu përgjigj kërcënimeve të Erion Veliajt me një peqe-lepe bashkëhajduti im.

“Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.

Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.

Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam.

Guxo po deshe të matemi.

Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!

Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme!

Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.

A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?

Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …