Berisha: Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar tha se, Erion Veliaj e palosi Edi Ramën për 35 minuta.

Sipas kryedemokratit, vetëm mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë.

“Të dashur miq, jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj.

Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte.

Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.

Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke.

A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj?

Ç’na mbetet ne?

Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?

Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë.

Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.

Të dashur miq, këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …