Veliaj mori në mbrojtje sot drejtorët e arrestuar në televizionin e inceneratorëve

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili mori pjesë në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Berat ka shprehur falënderim ndaj tyre pasi qëndruan fortë në kohët më të vështira të kësaj partie.

Këlliçi është shprehur se Veliaj ka marrë në mbrojtje sot drejtorët e tij që janë arrestuar dhe këtë mesazh e ka dhënë në televizionin e inceneratorëve, Report TV e cila ndërhyri godinën e saj mbi truallin që ishte dhënë për shkollë.

“Dua të ju falënderoj për ato ditë të vështira që kemi kaluar së bashku në ringritjen e PD pasi unë isha i deleguar në këtë zonë që të ringreheshin strukturat.

E keni parë se çfarë ka ndodhur me 14 maj dhe kushtet e vështira që jemi futur në këto zgjedhje. Zija Ismaili u fut në zgjedhje pa logo, pa mbështetje mediatike, pa financa pa numërues pa komisioner pa vëzhgues por në krah kishte qytetarët e ndershëm të Beratit dhe mori një rezultat mbresëlënës në këtë qytet.

Partia Demokratike ja doli që pa pasur dhe emrin e kryetarit të saj në fletë mori gjysmë milioni votash.

Dosja famoze 5D në Tiranë ku pesë drejtorë me porosi të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë mbledhur bashkë për të grabitur paratë e qytetarëve. Veliaj ka marrë në mbrojtje sot drejtorët e tij që janë arrestuar dhe këtë mesazh e ka dhënë në televizionin e inceneratorëve, Report TV e cila ndërhyri godinën e saj mbi truallin që ishte dhënë për shkollë.

Një psikologe zvicerane, Elizabet Ros përpunoi fazat e hidhërimit në tre pjesë të cilat i përpunoi për këta pacientë që goditeshin nga sëmundjet terminale. Unë Veliajt i uroj shërim të shpejt por që ai politikisht është një pacient terminal është e ditur në të gjithë Shqipërinë. Që pas Veliajt radhën e ka Rama këtë edhe të gjithë shqiptarët e dine”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …