Mjaft iu shmang Këshillit Bashkiak, dil dhe firmos dorëheqjen!

Nga Dorjan TELITI

Pas zbardhjes të së vërtetës sesi miliona euro janë vjedhur me tendera fiktive, me drejtorë që hapin kompani private e marrin prokurime publike në shkelje të ligjit e më pas paratë e vjedhura i përdorin edhe për investime strategjike, veç një gjë duhet të bëjë kryetari i bashkisë së kryeqytetit.

Mjaft u fsheh në gjoja ekspozita e panaire, ndërkohë që populli proteston para zyrës së tij të kyçyr me zinxhirë.

Mjaft me batuta bajate të dala boje prej vitesh, batuta prej 10 lekëshash ndërkohë që vjedhjet me 29 tenderë kapin shifrën e 30 milionë eurove.

Mjaft doli ne takime politike me gjimnazistë, ata nuk janë ende në moshë me të drejtë vote e të bësh politikë me ta besoj që nuk është as e lejueshme.

Mjaft iu shmang Këshillit Bashkiak, ku njëherë e një kohë thoshte “ku është opozita” në Këshill e ndërkohë që kemi 10 muaj aty në krye të detyrës, kryetari i Bashkisë 5D nuk është paraqitur një herë të vetme në Këshill për debat me përfaqësuesit e opozitës.

Ndaj sot, më shumë se kurrë, kryetari i bashkisë të dalë para njerëzve, me një ndjesë publike për aferën 5D, të marrë një letër dhe të firmosë dorëheqjen e tij në 2D.
I detyrohet kaq Tiranës, i detyrohet kaq vendit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …