Veliaj merr në mbrotje drejtorët e arrestuar të Bashkisë: S’mund të…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sot në një komunikim për mediat dhe ka thyer heshtjen për arrestimet ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Taulant Tushe apo dhe Mariglen Qato.

Kryetari i hajdutëve nuk ka surprizuar, ai iu ka dalë në mbrojtje shokëve të tij, ndërsa theksoi se ata ishin në krye të detyrës. Ai e cilësoi të gjitha reagimet e opozitës si gjueti shtrigash. Veliaj tha se kryebashkiaku nuk mund të dije çdo gjë, apo dhe për faktin që kryeministri mund ta ketë për detyrë që të përgjojë zëvendësin e tij.

Gjatë gjithë shpjegimit të tij, që më shumë i ngjante një xhepisti që ka edhe padron dhe herë pas here i përmend emrin kur kapet duke vjedhur, këtë gjë ka bërë edhe Veliaj sot.

Gjatë gjithë kohës ka folë edhe për Edi Ramën, ka folë sikur skandali korruptiv të kishte ndodhur në godinën e qeverisë dhe jo të bashkisë. Herë i lëpihej Ramës, herë e kërcënon duke u i përmendur Reformën në Drejtësi.

Erion Veliaj është në pikë të hallit, ai sot as nuk i lëshoi plotësisht shokët e tij hajdutë, por as i mbrojti plotësisht, gjë e cila tregon frikën dhe përballjen me të panjohuron, reagimin e Edi Ramës- a do ta lëshojë, apo do ta mbrojë? Kjo është dilema e Erion Veliaj, i cili me një ngërdhejshme prej xhepisti të kapur në flagrancë, nuk e ka fshehur dot frikën deri në palcë që ndien.

About Redaksia

Check Also

“Nuk mundem, kam 600 çështje…”/ Gjyqtari na tregon dështimin e reformës në drejtësi

BIRN Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e …