Votimi/ Demokratët e Lezhës zgjedhin sot kryetarin e ri të degës, 3 kandidatët në garë

Demokratët e Lezhës, mbi 3500 anëtarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot, kryetarin e ri të degës së PD-së. Në garë janë tre kandidatë: Gjin Gjoni, Albert Rrusti dhe Paulin Marku. Zgjedhjet mbahen pas dorëheqjes së ish-kryetarit Arben Ndoj, dy vjet më parë.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Më datë 6.04.2024 ora 08:00-18:00 pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Lezhë .

Kandidatët 
1. Albert Gjon Rrusti
2. Gjin Gjon Gjoni
3. Paulin Prend Marku

Është e rëndësishme dhe e domosdoshme, pjesëmarrja e çdo anëtari të Partisë Demokratike në këtë proces kaq të rëndësishëm për degën tonë.

Partia Demokratike lindi si shpresë, dhe shpresë do t’i sjellë këtij vendi të marrë peng nga bandat dhe krimi i organizuar që mbështetjen më të madhe e ka tek kjo qeverisje, ku shtetin e ka shndërruar në mafie dhe mafien në shtet.

Anëtarët për të votuar duhet të jenë të pajisur me një nga mjetet e mëposhtme të identifikimit: pasaportë, kartë identiteti ose patentë.

Anëtarët të cilët nuk kanë emrin në listën e anëtarësisë duhet të paraqesin para komisionit zgjedhor edhe kartën e anëtarësisë krahas dokumentit të identifikimit. Suksese kandidatëve në garë dhe mbarëvajtjes së procesit! Partia Demokratike, Dega Lezhë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …