Berisha: E enjtja po vjen, qytetarët e Tiranës në këmbë për të çliruar bashkinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të Tiranës që ditën e enjte të dalin në protestë dhe të çlirojnë bashkinë nga kriminelët dhe hajdutët që e kanë pushtuar.

Duke folur para qytetarëve, lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosveprimin e drejtësisë mbi skandalin që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku kompani 5D e drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj ka përvetësuar dhjetëra miliona euro nga ky institucion.

Berisha komentoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama pas konferencës së kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me vjedhjen më skandaloze të ndodhur në këto 33 vjet demokraci në Shqipëri. ‘Ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij’, u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTE

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të dinjitetit, shpresës, luftëtarëve të pamposhtur të kauzave të drejta të lirisë.

Të dashur miq!

Çdo ditë që kalon është një ditë e pamerituar për regjimin e narkoshtetit që bazohet kryekëput në vjedhjen e shqiptarëve, aleancën e krimit me drogën.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është fati i Shqipërisë në duart e tyre.

Çdo ditë që kalon është fati i shqiptarëve në duart e tyre.

Çdo ditë që kalon me këtë regjim është largimi masiv, hemorragjia e pandalshme kombëtare.

Çdo ditë që kalon është pushtet droge, krimi mbi shqiptarët.

Çdo ditë që kalon është pasurim dhe vjedhje e tmerrshme e tyre nga një klikë hajdutësh që nuk e kanë pasur kurrë të tillë në histori.

Çdo ditë që kalon e bën më të lartë, më të madhe, përgjegjësinë tonë. Është një kushtrim më i fuqishëm për ne, të veprojmë, të veprojmë, të veprojmë.

Miqtë e mi!

Lidhjet e krimit janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut dhe ju e patë dje se si brenda gjysëm ore, njeriu që u kap në flagrancë me modelin e vjedhjeve 100% të parave publike, e palosi, e shakulloi, atë që quhet kryetar i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Edi Rama reagoi dhe ju përgjigj kërcënimeve të njeriut përgjegjës për zhdukjen e 100% të fondeve të inceneratorit të Tiranës.

130 mln euro dhe që nuk ka as nam as nishan të atij inceneratori, u detyrua të përulet, vetëposhtërohet, të ngrejë çarçafin e bardhë, të kapitullojë dhe ti thotë se unë aprovoj çdo fjalë dhe presje të asaj që the.

Të dashur miq!

Ajo që Erion Veliaj i tha në mënyrë ultimative, ti je kryeministri që ke patur bashkëpunëtor Arben Ahmetajn, i cili u tha shqiptarëve se tek inceneratori i Tiranës kanë ndodhur llaftarira, gjëra të llahtarshme.

Ishte pikërisht ky kod, kodi i llahtarisesh që bëri që të kapërdijë çdo fjalë, të lëpijë çdo presje të Erion Veliajt.

Sepse miqtë e mi, 130 mln euro të zhdukura janë euro të dorëzuara nga Rama te Veliaj dhe Erioni e di se në cilën bankë kanë përfunduar, Erioni e di se në cilat llogari janë vendosur.

E vërteta është se po të flasim për llaftarira të Edi Ramës, Erioni di dy herë më shumë se Arben Ahmetaj.

Erioni e di se këto kulla që shifni në Tiranë,  monumente të korrupsionit dhe drogës, në secilën prej tyre Edi Rama ka më së paku 30%.

Erioni e di se njeriu që jep leje dhe firmos si për ndërtesën 2 katëshe edhe atë 65 katëshe, kudo ka 30 përqindëshin e tij të cilat marrë së bashku janë shumëfishi i djegësit të Tiranës.

Erioni e di se si Edi Rama ka ndërtuar kullën tek stadiumi kullën Kristaq Rama, hotelin.

E din se në territorin e bashkisë, Edi Rama ka përvetësuar për vëllanë e tij 37 mijë metër katrorë tokë, publike dhe të pronarëve.

Din pra ato që din Erioni e bën Edvinin të paloset brenda gjysëm ore, të kapërdijë çdo fjalë të Erionit, të lëpijë çdo presje të tij.

Çfarë presim më miqtë e mi? Zemërim, zemërim, zemërim.

Revoltë, revoltë, dhe vetëm revoltë.

A mundet dy delinkuentë, dy kriminelë të lidhur palcë e shpirt me krimin, të nëpërkëmbin fatin tonë.

Të nëpërkëmbin dinjitetin tonë.

Të nëpërkëmbin liritë tona.

A mundet, a do të pranojmë ne?

Ndaj o sot o kurrë të marrim fatin në dorë.

O sot o kurrë të përballemi me zemërim dhe revoltë me këtë klikë të pashpirtë.

Bashkautorë në krime të shëmtuara.

E thoshte bukur sot një publicist: këta nuk ekzekutojnë me skuadra pushkatimi, por me vjedhje, vjedhje me vjedhje po shfarosin Shqipërinë.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës.

Çdo orë që Erion Veliaj rri në atë zyrë qëndron si gjoja qytetar i parë, është orë poshtërimi për kryeqytetin e vendit, për trurin dhe zemrën e kombit të shqiptarëve, që është Tirana.

Si mundet të pranohet njeriu që taksat tuaja i vjedh 100% duke shkelur ligje, kod dhe moral.

Miqtë e mi!

Në apologjinë e tij për bashkëhajdutët, me heroizmin e kriminelëve të bashkisë, Erion Veliaj po mbronte kryekëput veten e tij, sepse e di që ata dinë gjithçka për të.

Ai e di se hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, hoteli investim strategjik me firmë të Edi Ramës, një kompanie me një punëtor pa asnjë bilanc, s’mund të jetë kurrë hoteli i Redi Mollës, por ai është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.

Për të larë veten nga çdo përgjegjësi nga kjo vjedhje e tmerrshme, Erion Veliaj pyeti me pafytyrësi dje, se çfarë ligji, kushtetute detyron kryeministrin të përgjojë, të ndjekë ministrat e tij, për rrjedhojë kryetarin e bashkisë, drejtorët e tij.

Të dashur miq!

Kushtetuta e Shqipërisë ka një nen, por këta nuk  kanë nder as kushtetutë, këta nuk kanë ligj e as moral.

Neni 101, pika d, e kushtetutës detyron kryeministrin të kontrollojë ministrat e tij. Por që të kontrollosh ministrat ligji i parë është të kontrollosh veten, të mos vjedhësh vetë, dhe jo të vërsulesh si peshkaqen mbi pasuritë e qytetarëve me soj e sorollop, me vëlla e kë ke.

Atëherë natyrisht të mbetet, të kapërdish çdo fjalë të Erion Veliajt dhe të lëpish çdo presje të lali vjedhësit.

Kjo është e vërteta.

Miq!

E enjtja po vjen, e enjtja është lart, Tirana në këmbë, qytetarët e Tiranës në këmbë për të çliruar bashkinë.

Asgjë përveç guximit tonë, zemërimit legjitim tonë, përveç mosbindjes tonë civile nuk do të mund të shpëtojë shoqërinë shqiptarë dhe Shqipërinë.

Ndaj dhe ditën e enjte e gjithë Tirana para bashkisë.

Bashkia është e qytetarëve, nuk është e hajdutëve.

Bashkia është e ligjit, nuk është e horrave.

Bashkia është shtëpia e parë e qytetit të Tiranës, nuk është streha e kriminelëve dhe hajdutëve të qytetit, siç është shndërruar sot.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës.

Mos harroni se kurrë ky kryeqytet nuk ka qenë më pak shqiptar se sot.

Kurrë ky kryeqytet nuk ka qenë qytet pa identitet siç është sot, pa teatër, pa bibliotekë, pa muzeum, pa galeri kombëtare, pa teatër fëmijësh.

Të gjitha po i ha droga, i hëngri droga.

Të gjitha po zëvendësohen me monumentet më të shëmtura të drogës dhe korrupsionit.

Mos harroni se ne kemi detyrime jo vetëm ndaj vetes tonë dhe fëmijëve tanë, por detyrime ndaj të gjithë paraardhëse tanë të cilët vunë një tullë, të cilët bënë një punë dhe e sollën Tiranën gjer në këtë shkallë para ardhëseve të këtyre banditëve, këtyre neronëve që e shkatërruan kulturën e këtij qyteti.

Ndaj dhe njëherë u bëj thirrje, e enjtja, dita e fitores, dita e triumfit, dita e ngadhënjimit.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …